Pa zbuluar ende partneren, këngëtari i njohur tregon emrin e vajzës

0
Mentor

Mentor Haziri është një nga ata këngëtar që jetën private e ka mbajtur larg syrit të mediave. Një prej këngëve të tij të fundit, “Mara” është vlerësuar edhe si kënga më e mirë në “Netët e klipit shqiptar”.

Një tekst i punuar me shumë kujdes, shoqëruar edhe me një klip interesant, “Mara” vjen si një dedikim për Hazirin. Siç rrëfeu ai pasditen e sotme në “Rudina”, Mara është një emër që atë e ka intriguar prej kohësh.

Si fillim, Mara vjen si figurë historike – motra e Skënderbeut mbante këtë emër, një prej figurave femërore më të adhuruara. Por “të priftë e mara” të urojnë të gjithë gegët sapo i takon… Mara është një emër i mbarë, ndaj edhe Mentor Haziri, ende pa e pasur të qartë tekstin e këngës, kishte të qartë titullin që do të mbante ajo.

Ama paska qenë edhe më shumë se kaq. Siç tha vetë këngëtari Mara është edhe emri me të cilin ai do ta pagëzonte vajzën e tij: “Mara, po…” tha ai me të qeshur pas pyetjes së Rudinës nëse ky emër do te ishte zgjedhja për emrin e vajzës së tij. “Ja dhe një deklaratë publike për emrin e vajzës…”,- tha Rudina pas konfirmimit të Mentor Hazirit.

Artikulli i mëparshëm(Foto) Këngëtarja e famshme humbet 50 kilogramë, vesh xhinset e 14 viteve më parë
Artikulli i radhësPrishja e marrëveshjes/ A ka nisur thyerja e Ramës me ndërkombëtarët