Pavarësisht gjithçkaje që kemi mësuar rreth mënyrës se si transmetohet koronavirusi dhe si ta frenojmë më së miri atë, shumë pyetje mbeten pa përgjigje.
Grumbullimet masive
Roli që luajnë tubimet masive në përhapjen e virusit është ende i paqartë. Një ndeshje futbolli në Milano të Italisë në shkurt, mendohet të ketë kontribuar për shpërthimin veçanërisht të madh që pasoi në atë zonë. Përhapjet kanë qenë gjithashtu të lidhura me tubime të mëdha sociale.
Studimet sugjerojnë që tubimet masive mund të veprojnë si të ashtuquajturat ngjarje super-përhapëse. Megjithatë, ende nuk e dimë se sa të rëndësishme kanë qenë këto ngjarje në përhapjen e koronavirusit, thotë Rajiv Choudhury në Universitetin e Kembrixhit.
Superpërhapësit
Në përgjithësi, roli i supershpërndarësve – njerëz që infektojnë një numër disproporcional njerëzish të tjerë – mbetet i panjohur. Kjo është pjesërisht sepse studiuesit dhe qeveritë kanë prirjen të përqëndrohen në numrin R, që tregon aftësinë e virusit për t’u përhapur, në vend të numrit K, që ilustron se sa përhapja është pasojë e çfarë proporcioni njerëzish. Numri K mund të sugjerojë, për shembull, që 10 përqind e njerëzve janë përgjegjës për 80 përqind të infeksioneve. “Ai hedh dritë mbi ndryshimet që i ndodhin R dhe sa një sëmundje mbështetet në tubime masive,” thotë Choudhury. “Eshtë diçka që duhet ta shikojmë”.
Vendet e mbyllura
Ne kemi mësuar se të qenit afër dikujt, në vende të mbyllura, luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e koronavirusit. Por se sa mirë mund të menaxhohet ky rrezik, kjo është ende duke u hetuar.
Baret, klubet e natës, vendpushimet e skive dhe anijet e lundrimit kanë qenë të gjitha të lidhura me shpërthime. Njerëzit nuk mund të mbulojnë fytyrat kur hanë ose pinë, dhe ata afrohen pranë njëri-tjetrit për të folur kur luhet muzikë me zë të lartë. Alkooli ka të ngjarë të ulë distancimin social, gjithashtu.
Shkollat
Ne kemi mësuar se vetëm një përqindje e vogël e fëmijëve duket se përjetojnë raste të rënda të covid-19, por fëmijët sërish mund ta kalojnë virusin tek të rriturit. Provat nga rihapja e shkollave deri më tani janë të ndryshme. Ka patur shenja inkurajuese në Evropë, por disa shkolla në Izrael janë dashur të mbyllen përsëri pasi qindra studentë dhe stafi kanë dalë pozitivë. / bota.al