Pandemia do të shkaktojë më shumë vdekje nga uria se sa vetë sëmundja, tregon raporti

0

Pandemia e koronavirusit mund të sjellë më shumë vdekje për shkak të urisë se sa për shkak të vetë sëmundjes, ka paralajmëruar grupi humanitarian Oxfam.

Shpërthimi i koronavirusit ka përkeqësuar krizën botërore të urisë në rajonet më të varfëra të botës.

Sipas një studimi, 12.000 njerëz mund të vdesin në ditë për shkak të urisë që ka sjellë pandemia.

Një raport thotë se 121 milionë mund të shkojnë shumë pranë vdekjes nga uria këtë vit dhe e gjitha për shkak të pasojave ekonomike të pandemisë.

“Ndikimi ekonomik i COVID-19 është shumë më i përhapur se vetë virusi dhe do të shtyjë miliona njerëz në urinë e skajshme,” u shpreh kryetari i grupit studimor, Danny Sriskandarajah.

Artikulli i mëparshëmMinjtë marrin vendime në bazë të moralit, tregon studimi
Artikulli i radhësVIDEO/ Fabrika kineze kthehet në hi nga shpërthimi-kërpudhë