Rikthimi i Hagia Sophia-s në xhami, Greqia kërkon sanksione ndaj Turqisë

0

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Pecas tha në një intervistë për Sky TV se “Greqia do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj” që autoritetet turke të mbajnë pasojat e vendimit për ta kthyer Hagia Sophia, një monument i mbrojtur nga UNESCO, në një xhami, raportoi agjensia kombëtare greke ANA.

Stelios Pecas vlerësoi se vendimi i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ka peshë ndërkombëtare dhe se “sjellja kriminale dhe fyerjet do të kenë një përgjigje të përshtatshme, reciproke”.

Një përfaqësues i qeverisë greke theksoi se “Erdogan bëri një gabim historik dhe një çarje që duhet të urohet”.

“Kushdo që shkel rregullat dhe ligjet ndërkombëtare me sjellje devijante, do të ketë pësojë pasoja të dëmshme,” kërcënoi Stelios Pecas.

Ndërkohë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka nisur një seri kontakteve ndërkombëtare mbi vendimin e autoriteteve turke për ta kthyer Hagia Sophia në një vend adhurimi islam.

Artikulli i mëparshëmGruaja me probleme mendore godet me thikë infermieren, e nisin për Vlorë
Artikulli i radhësSituata jashtë kontrollit/ ‘Infektivi’ nuk ka vende, Sanatoriumi rikthehet ‘Covid-2’