Një gabim i punonjësve të OSHEE-së, i ka vënë flakën kabujve ne një pusete të transmetimit, duke rrezikuar djegien e më shumë se 30 makinave në zonën e Laprakës, pranë zonës së njohur si ‘dogana’.
Por jo vetëm kaq.
Puseta e përfshirë nga flakët ka dëmtuar edhe operatorë të tjerë interneti dhe transmetimit të televizioneve.
Mësohet se janë djegur kabujt e transmetimit të disa kompanive, mes të cilëve dhe Albtelekom, duke dëmtuar transmetimin e sinjalit të televizioneve dhe të internetit.