Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani është shënuar një i vdekur nga koronavirusi.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,064, shkruan “Reuters”.
Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 159 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 198,963. Një ditë më parë u shënuan 248 raste.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.