Hiqet dënimi/ Manchester City fiton apelin në CAS, reagon zyrtarisht UEFA

0

UEFA ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv e cila heq dënimin e Manchester Cityt dhe në këtë mënyrë skuadra britanike do të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Champions League.

UEFA ka reaguar me një komunikatë zyrtare për të njoftuar më hollësisht për rastin, ku Man City akuzohej për shkelje të Fair Play Financiar.

“CAS nuk konstatoi prova të mjaftueshme përfundimtare për të mbështetur konkluzionet e CFCB në këtë rast specifik dhe shumë prej shkeljeve të pretenduara u ndaluan me kohë për shkak të periudhës 5-vjeçare të parashikuar në rregulloret e UEFA”, thuhet në komunikatën e UEFA.

“Gjatë viteve të fundit, Fair Play Financiar ka luajtur rol të rëndësishëm në mbrojtjen e klubeve dhe i ka ndihmuar ata të bëhen më të qëndrueshëm financiarisht dhe UEFA dhe ECA të qëndrojnë të përkushtuara ndaj parimeve të saj”, thuhet në reagimin e UEFA-s.

Lajmi për triumfin i Man City në CAS penalizon në njëfarë mënyrë skuadra si Leicester, Man Utd e Chelsea të cilat kishin bërë “llogari” ndryshe.

Artikulli i mëparshëmQëllohet për vdekje vëllai i futbollistit të njohur
Artikulli i radhësHashim Thaçi mbërrin në Hagë: Ky është çmimi i lirisë