Kryeministri Edi Rama, që për dy-tre muaj fliste disa herë në ditë për pandeminë, me tone apokaliptike, u bë kohë që nuk flet për të. Madje nuk ka folur që kur numrat kanë nisur të shtohen ndjeshëm dhe pandemia ka dalë jashtë kontrollit.
Gazetari Vehap Kola ka ironizuar me këtë situatë, duke shkruar se dihet arsyeja se përse Rama e ka lënë pandeminë të shkojë në drejtim të paditur.
“- Ramë, pse e ke lëshuar pandeminë të shkojë në drejtim të paditur?
– Për t’u larguar mendjen nga ekonomia. Ke parë ti të sëmurë që qajnë për bukë?” shkruan ai.
Shqipëria është zhytur në një prej krizave ekonomike më të rënda në dekada.