Një 10-vjeçar ka arritur të vendosë një rekord të ri në librin Guinness. Bëhet fjalë për një gjeni matematikor, i cili arriti të zgjidhë 196 ekuacione aritmetike në më pak se 1 minutë.
Një rezultat që duket se i përket më shumë botës kompjuterike sesa asaj njerëzore. Por për të riun 10-vjeçar dukej si një lojë argëtuese. Ky është Nadub Gill, një nxënës i shkollës fillore Longmoor në Long Eaton në Angli, i cili në një moshë fare të vogël arriti të shkruaj emrin e tij në Librin e Rekordeve Guinness.
Nëpërmjet platformës arsimore në internet Times Tabels Rock Stars, e cila është krijuar posaçërisht për të trajnuar shpejtësinë informatike tek përdoruesit e rinj.
Sfidë e vetme për Nadubin në këtë garë ishte koha, ku falë shpejtësisë së tij mbresëlënëse arriti të fitojë atë rekordin prestigjioz. Duke parë dhe videon e publikuar nga Times Tabels Rock Stars, në YouTube, fëmija duket se i zgjidh ekuacionet edhe para se t’i lexojë ato.
Numrat shfaqen njëri pas tjetrit pa ndërprerje, gishtat godasin furishëm në tastierë dhe dikush me të vërtetë pyet se si Nadub mund ta marrë me mend çdo përgjigje me një natyrshmëri të tillë. Ekrani që u shfaq në fund të provës është elokuent në këtë kuptim: 196 përgjigje të sakta, 0 përgjigje të gabuara dhe një mesatare prej 0.31 sekondash të përdorura për secilin ekuacion, që është më shumë se tre përgjigje për sekondë.
I pyetur se cili është sekreti për këtë arritje të jashtëzakonshme, Nadub tha për mediat angleze se nuk ka një sekret, por falë praktikimit të shumtë gjatë izolimit, ka arritur më tepër aftësitë aritmetike.