Nafta e papërpunuar më e kërkuar në treg… Bursa për datën 14 Korrik 2020

0

Kina bleu aq shumë naftë gjatë uljeve të çmimit në muajt prill dhe maj sa që tani vendi komunist nuk di se çfarë të bëjnë me të gjithë sasinë. Vëllimi i madh i blerjeve që bëri Pekini kur tregu ishte në rënie, tani janë duke u shkarkuar në port, dhe Kina thjesht nuk mund t’i depozitojë të gjitha sasitë kaq shpejt në vendet e depozitimit. Në një kohë që deti i Kinës u mbush me anije naftëmbajtëse, depozitat po mbushen gjithashtu – dhe ato po i afrohen rrezikshëm tejmbushjes. Siç njoftoi kinezja, Caixin News në fillim të kësaj jave, “që nga e mërkura, Kina ka arritur 69% të kapacitetit të saj të ruajtjes së naftës së papërpunuar me 33.4 milion ton që është një rritje me 24% nga një vit më parë, sipas të dhënave nga publikuesi I statistikave zyrtare Oilchem ​​China. Kjo sasi është vetëm 1 përqind larg nga pragu 70% që ekspertët e konsiderojnë si kufirin e kapacitetit të vendit. “

Këtë javë, Bloomberg tregoi historinë e njërës prej anijeve që aktualisht po mbipopullojnë portet kineze. “Duke lënë pas ujërat e Detit të Karaibeve, naftëmbajtësja 1100 metra e gjatë Maran Apollo një anije emblematike e tregtisë së naftës,” nis raportimi. “Duke shpejtuar me një shpejtësi prej 11.5 nyje, ajo po shkon drejt Kinës, ku kërkesa për naftë po rimëkëmbet shpejt, duke transportuar një ngarkesë prej dy milion fuci amerikane, nafte të papërpunuar. Ajo u ngarkua në fillim të majit dhe pa një blerës konkret u end në det, gjatë kohës më të keqe të shpërthimit të koronavirusit, super – naftëmbajtësja qëndroi duke lundruar për më tepër se dy muaj në Gjirin e Meksikës, në pritje të kohëve më të mira. “

Fakti që Maran Apollo tani është nisur për në Rizhao është premtues, që tregon se rafineritë më në fund po fillojnë të kërkojnë më shumë produkt të papërpunuar. Por kërkesa nuk është e njëjtë për çdo lloj nafte të papërpunuar. Në mënyrë që të kuptojmë rigjenerimin e pabarabartë të industrisë së naftës, duhet të shikojmë pak më thellë.

“Rafineritë po konkurrojnë fuqishëm për të siguruar fuçitë  e naftës së papërpunuar mesatare – naftë me një përmbajtje më të lartë squfuri dhe relativisht me dëndësi më të lartë. Ky është lloji i naftës që nxjerrin Arabia Saudite dhe aleatët e saj, gjithashtu ky produkt i papërpunuar nxirret dhe nga ana e SHBA-ve  – ky është produkti I cili mbush edhe depozitat e Maran Apollo, për të cilin po flisnim. ” Bloomberg bën krahasimin e llojeve të ndryshme të naftës së papërpunuar me cilësinë e verërave të ndryshme të vjetëruara. “Nafta Ural e Rusisë dhe Arab Light e Arabisë Saudite janë normalisht dy nga më të konsumuarat – pak a shumë si Cabernet Sauvignon, apo ndoshta Merlot. Por në tregun e sotëm të naftës, kjo cilësi nafte e papërpunuar është në sasi tepër të vogla, për shkak të uljes së prodhimit nga të dy prodhuesit e saj kryesor, Rusia dhe Arabia dhe gjithashtu aleatët e tyre të OPEC +. “

Shkurtimet e prodhimit nga OPEC + nuk u aplikuan njësoj për çdo lloj produkti të papërpunuar, ata u fokusuan më tepër në uljen e prodhimit të naftës së papërpunuar e cila ishte më e kërkuar në treg, dhe mungesa e saj ka shkaktuar probleme për industrinë energjetike e cila është duke u përpjekur të kthehet në normalitet.  “Shkurtimet e thella të OPEC + dhe rikuperimi i kërkesës kanë forcuar ekuilibrat dhe kjo është reflektuar në përmirësimin e diferencave fizike,” citohet nga Bloomberg, Bassam Fattouh, drejtor i Institutit Oksford për Studime të Energjisë. “Por rimëkëmbja nuk ka qenë e njëtrajtshme.

Mungesa e naftës së papërpunuar mesatare dhe “veçanërisht ato të njohura si krudo e lehtë që kanë një përmbajtje më të ulët të squfurit dhe janë më pak të dendura” gjithashtu ka lëkundur tregjet konvencionale të naftës së papërpunuar. Zakonisht, këto fuçi janë me bollëk dhe të lira, por pasi shkurtimet e forta të prodhimit ulën shumë furnizimin me naftë të papërpunuar, çmimet e këtyre fuçive janë rritur.

Lexo edhe: Vaksina e prodhuar në 1924 mund të na mbrojë kundër koronavirusit

Ndërsa rikuperimi i çmimeve të naftës mund të shihet si një shenjë suksesi për OPEC + dhe strategjitë e saj të frenimit të prodhimit, ato nuk tregojnë domosdoshmërisht për një treg të shëndetshëm të naftës. Ndërsa bota ngadalë po i kthehet normalitetit, tregjet do të duhet të amortizojnë shpesh edhe ndikimet e paparashikueshme të ndërhyrjes në ekonomi, të tilla si paketat stimuluese dhe shkurtimet e prodhimit dhe mbi të gjitha edhe recesionin ekonomik. Askush nuk tha që rruga drejt rimëkëmbjes do të ishte e lehtë.

Bursa për datën 14 Korrik 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA387.25 – 10.25
DIESEL366.00– 3.25
BRENT43.68+ 0.03

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” konfirmon 23 fluturime për të mërkurën
Artikulli i radhësE flakën jashtë se ishte i dehur? Aspak, shefi i sigurisë shpjegon motivin e largimit të Haaland