“Në kërkim të së vërtetës qiellore”

0

3 misione drejt planetit Mars marrin jetë brenda një muaji. Janë Kina, Emiratet e Bashkuara dhe SHBA që janë gati të nisin sondat e tyre hapësinore drejt planetit të kuq, për ta eksploruar, përfshirë këtu edhe prezencën e formave të jetës që mund të kenë qenë në të kaluarën.

Secili nga misionet shënon një primat në vetvete dhe e vetmja që mungon në këtë kompleks projektesh është Evropa dhe Rusia, agjencitë hapësinore të të cilave kanë patur vonesa teknike në lëshimin e sondave të tyre si pasojë e koronavirusit.

Misioni Hope (shpresa), i pari që mban firmën e Emirateve të bashkuara, ku lëshimi i sondës është planifikuar në datë 15 Korrik. Do të ndiqet nga Kina, që projektin e saj do ta çojë drejt planetit të kuq në fund të muajit Korrik me misionin Tianëen-1, që do të thotë “në kërkim të së vërtetës qiellore”.

Ndërsa në 15 ditëshin e parë të muajit Gusht pritet që NASA të dërgojë në Mars, Perseverance, roveri i 5-të që mban firmën amerikane në sipërfaqen marsiane.

Artikulli i mëparshëmPlagosi me armë drejtorin e Ujësjellësit në Shkodër dhe djalin e tij, arrestohet autori
Artikulli i radhësPezullohet Shefi i komisariatit të Lezhës, prokuroria ka nisur hetimet pas…