Rudi Vata është rikthyer të flasë për futbollin në Shqipëri duke e cilësuar si një futboll joserioz. I ftuar në studion e emisionit Proçesi Sportiv, ish-lojtari i kombëtares shprehet se këtu ankohen të gjithë dhe se i bie që kampionati të jetë i trukuar. Ndër të tjera, Vata thekson se pika e marrë në derbi i dha titullin Tiranës.
“Nuk më duket futboll serioz. Kampionati shqiptar po bëhet i pabesueshëm. Këtu ankohen për gjithçka. Nëse ke këto probleme, i bie që ëshët i trukuar.
Vjen trajneri i Vllaznisë dhe më pas largohet e quhet tradhtar. Gjithë këto arbtira që favorizojnë ndeshje, duan kohën e tyre për t’u bërë njerez. Gjithë futbollistët që marrin pjesë në manipulime, harxhojnë kohën kot.
Do futen në histori si njerëz që kanë tradhëtuar ndjenjat e tyre. Nuk e kuptoj si mund të pranosh të trukohesh. Nëse një prind ka një fëmijë të talentuar, e nëse dëgjon që nuk mund të luash futboll pa paguar, këtu e kupton se gjërat funksionojnë larg normales. Deri në momentin që nuk përmendim sakrificën, gjërat janë të kota.
Derbi? Ndeshje me nivel mesatar. Nuk ishte adrenalinë. Derbi Tirana-Partizani është shumë i rëndësishëm. Ajo pikë për bardheblutë iu dha titullin. Partizani po bën një sezon të dështuar. Shpresoj të shohim një Tiranë të mirë edhe sezonin tjetër”, u shpreh Vata.