Aksident te “Rruga e Kavajës”, makina përplas fëmijën 6-vjeçar, dërgohet me urgjencë në spital

0

Një fëmijë vetëm 6-vjeçar është përplasur nga një motor, ndërsa është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Kavajës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Kavajës” motorri me drejtues shtetasin M.O., 34 vjeç, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.Gj, 6 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmFoshnja me koronavirus ndihmon në zbulimin shkencor
Artikulli i radhësStudimi zbulon pse gratë konsumojnë më shumë alkool se burrat