Chelsea mposht Norwich: Lampard e sheh veten një hap larg Champions

0

Në ndeshjen e parakohëshme të javës së 36 të Premier League (e treta nga fundi) Chelsea mposht në shtëpi 1-0 Norwich, që kishte rënë tashmë nga kategoria e konsolidon vendin e tretë në renditje. Vendos në Stamford Bridge një gol i Giroud, që nxjerr nga situata Lampard, në kërkim të një vendi në Champions League sezonin e ardhshëm.

Një pjesë e parë absolutisht e dominuar nga Blues, edhe pse avantazhi mbërriti vetëm pak para pushimit. Giroud nuk gabon mundësinë që i është paraqitur, duke qetësuar gjithë pankinën londineze. Pjesa e dytë është administruar me kujdes nga Blues, që nuk tentuan të siguronin rezultatin, por u mjaftuan të mbanin të qetë ndeshjen, në mbrojtje të një goli që i con gjithnjë e më pranë një kualifikimi në Champions.

Artikulli i mëparshëmE flakën jashtë se ishte i dehur? Aspak, shefi i sigurisë shpjegon motivin e largimit të Haaland
Artikulli i radhësHazard, për titullin, një dhuratë: Lamborghini gjysëm milionë euro, me 350 km/h