Familjarët i dërguan lule për ditëlindje/ Ndërron jetë 49-vjecarja me Covid 19 në Infektiv

    0

    Ka ndërruar jetë një tjetër paciente në Spitalin Infektiv. Mësohet se ka humbur jetën një 49-vjeçare, e cila ndodhej në intubim prej ditësh.

    Bëhet fjalë për 49-vjeçaren, që një ditë më parë kishte pasur ditëlindjen dhe që në pamundësi për ta parë, fëmijët i kishin dërguar një tufë me lule në spital.

    Lajmin e bënte të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila publikonte dhe foton e rëndë të 49-vjeçares së intubuar në spital.

    Artikulli i mëparshëmNdërrojnë jetë 4 pacientë tek Infektivi, mes tyre një 21-vjeçare, regjistrohen 85 raste të reja
    Artikulli i radhës‘Mesatarisht 1500 raste në ditë: Imagjioni, sikur të ishim treguar të ndershëm’