I hoqën patentën për konsum alkoli, Brozovic ironizon tifozët: “Premtoj, vetëm ujë”

0

“Premtoj, vetëm ujë”: me këto fjalë Marcelo Brozovic ka dashur të ironizojë në rrjetet sociale, të gjitha ngacmimet, pas ngjarjes që përfundoi me bllokimin e patentës për shkak të konsumit të alkolit. Mesfushori i Inter ishte në drejtim të makinës së tij Rolls Royce kur kaloi me semafor të kuq e iu nënshtrua alkool-testit ku rezultoi pozitiv. Patenta iu hoq e erdhi edhe gjoba nga klubi zikaltër, por kroati e ka marrë me sportivitet.

Tifozët shpejtuan ta quajnë “Sbronzovic”, duke luajtur me kuptimin e fjalës i dehur dhe mbiemrin e kroatit, ndoshta edhe për këtë arsye mesfushori ka dashur të thotë fjalën e tij, me një premtim ironik…

View this post on Instagram

Promesso… solo acqua! 🤔

A post shared by Super]Kralj[tata]BroZ (@marcelo_brozovic) on

Artikulli i mëparshëmDeklarata befasuese e guvernatorit të Venetos: Kujdes nga virusi serb, ka pësuar mutacion
Artikulli i radhësNdërkombëtarët, ku ngjan regjimi i Ramës me atë të Enverit