Masakrohet barbarisht 16-vjeçarja shqiptare në Greqi, trupi iu gjet në oborrin e një kishe

0

Një ngjarje e rënë ka tronditur këtë të mërkurë qytetin e Trikalas në Greqi, ku një 16-vjeçare nga Shqipëria është gjetur pa jetë në oborrin e një kishe.

Mediat fqinje raportojnë se e reja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, është gjetur nga punonjësit e bashkisë që kishin shkuar për të pastruar Kishën.

16-vjeçarja ka shenja goditjeje të rënda në trup e fytyrë, aq sa fillimisht ka qenë e pamundur identifikimi dhe u dyshua se bëhej fjalë për një 30-vjeçare.

Policia ka nisur hetimet duke u shtrirë në disa pista.

Familja e vajzës, e cila kishte një motër binjake dhe një vëlla, prej vitesh jetonin në këtë qytet dhe përshkruhen nga fqinjët si mjaft të rregull dhe pa problematika.

Artikulli i mëparshëmDy qëndrime/ Gjiknuri paralajmëron tensione pas hapjes së listave
Artikulli i radhësPërleshje vdekjeprurëse në kufirin Azerbajxhan-Armeni, vriten një gjeneral dhe katër ushtarë