Përplasje vdekjeprurëse e trenave në Republikën Çeke, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur

0

Autoritetet thanë se një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave në Republikën Çeke.

Ky është aksidenti i dytë fatal që ndodh në hekurudhat e Çekisë këtë muaj.

Sipas shërbimeve të emergjencës, treni i pasagjerëve është përplasur me një tren mallrash pranë Çeski Brodit, 30 kilometra në lindje të Pragës, mbrëmjen e së martës.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të nxjerrë të plagosurit.

Sipas tyre, së paku 35 njerëz janë plagosur – tetë nga ta në gjendje serioze.

Njëri nga makinistët e trenit ka vdekur gjatë përplasjes, raportoi agjencia çeke e lajmeve CTK.

Më 7 korrik, një përplasje tjetër e trenave në Çeki ka lënë dy njerëz të vrarë dhe 24 të plagosur.

Ky aksident ka ndodhur në veriperëndim të Çekisë, pranë kufirit me Gjermaninë.

Artikulli i mëparshëmRama: I zhgënjyer nga reagimi i Wandephul, miku i Bashës dhe i imi po mban krahun e opozitës
Artikulli i radhësSoreca i prerë nga Vlora: Ndryshimet Kushtetuese, jashtë rekomandimeve tona