Kryeministri Edi Rama shprehet është ndjehet i zhgënjyer nga reagimi i mbrëmshëm i nënkryetarit të CDU-së, Johann Wadephul sipas të cilit hapja e listave dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore ishin shkelje serioze e marrëveshjes së 5 qershorit dhe se kjo rrezikonte hapjen e negociatave me Shqipërinë.
“Dua të them se Gjermania është pikë referimi për botën edhe për ne për sa i përket rendit kushtetues edhe ligjor. Deklarimi i djeshëm i Wandephul ishte zhgënjyes.
Ai është një mik i mirë i Lulzim Bashës, por edhe i imi gjithashtu.
E çmoj përkushtimin e tij për të lehtësuar situatën politike.
Respekti dhe mirënjohja ime për cdo orë që ai ka shpenzuar për Shqipërinë nuk ndryshon.
Ai e çmon shumë marrëveshjen e 5 qershorit, por nuk çmon Parlamentin e Shqipërisë.
Ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht për të ndaluar Parlamentin të shkoj përtej saj diuke demokratizuar më tej zgjedhjet.
Deklarimi i mikut tonë ishte zhgënjyes edhe pse nuk mund t flitet me të dëgjuar por me fakte. Ajo që ka dëgjuar nuk është e vërtetë“, tha Rama duke shtuar se “miku i tij dhe i Bashës po mbante krahun e opozitës”.