Gratë kanë pirë më shumë alkool se burrat në këtë kohë pandemie për tu përballur me stresin psikologjik të shkaktuar nga koronavirusi, ka zbuluar një studim i ri.
Kërkues nga University of South Florida intervistuan 750 amerikanë rreth ndikimit të koronavirusit në konsumin e alkoolit.
Teksa COVID-19 vazhdon të ndikojë në jetën tonë, shumë njerëz kanë gjetur shpëtim tek alkooli.
Gratë kryesojnë listën dhe kjo besohet të jetë për shkak se ato kanë edhe më shumë përgjegjësi me fëmijët, të cilët kanë ndejtur në shtëpi.
Sondazhi tregoi se gratë ishin 16% më të prirua të shtonin konsumin e alkoolit në këto kohë.