Bie numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit 103 raste dhe 6 viktima

0
Kosova1

Një rënie të numrit të infektuarve me COVID-19 ka shënuar Kosova në 24 orët e fundit. 103 raste u regjistruan sot teksa 95 pacientë arritën të shërohen plotësisht, përfshi këtu edhe kreu i grupit parlamentar të LDK, Arben Gashi.

Nga ana tjetër sa i përket viktimave sot është raportuar për 6 të tilla, një prej të cilave në Kamenicë, e cila bëhet dhe viktima e parë me COVID-19 të paktën zyrtarisht në këtë komunë.

Artikulli i mëparshëmMigrena, sëmundje vetëm e njeriut
Artikulli i radhës“I gatshëm të shkoj vetë në këshillin politik”, Rama i përgjigjet thirrjes së PD për ndryshimet kushtetuese