Brazil, numri i rasteve me COVID-19 tejkalon 2 milionë

0

Shtetet e Amerikës Latine vazhduan të regjistrojnë shifra të larta të të infektuarve të rinj me koronavirusin e ri (COVID-19), duke u frikuar se akoma më e keqja nuk ka ardhur, transmeton Anadolu Agency.

Mijëra raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Brazil, Meksikë, Peru dhe Kolumbi, ndërsa autoritetet e disa shteteve shqyrtojnë rivendosjen e masave të rrepta për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Brazil

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Brazil tejkaloi 2 milionë, pasi autoritetet shëndetësore raportuan 45.403 infeksione të reja dhe 1.322 vdekje në 24 orët e fundit.

Shteti më i madh i kontinentit është shteti më i goditur në rajon dhe i dyti më i dobët në botë pas SHBA-së. Numri i rasteve arriti në 2.012.151, ndërsa numri i vdekjeve u rrit në 76.688.

Peru

Pas kufizimit të fluturimeve për katër muaj me qëlim të parandalimit të përhapjes së virusit, Peru rifilloi të gjitha fluturimet e brendshme.

Përkundër rritjes së numrit të rasteve në Peru, që është vendi i dytë më i prekur të Amerikës Latine, presidenti Martin Vizcarra mbrëmë tha se “nuk ka nevojë” për një karantinë të re.

Peru dje raportoi se numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 341.586, ndërsa janë konfirmuar mbi 12 mijë raste të vdekjeve.

Kolumbia

Kolumbia ka regjistruar gjithsej 173.206 raste dhe më shumë se 6.029 vdekje.

Kryeqyteti Bogota në fillim të kësaj jave hyri në një karantinë dyjavore nëpër lagje, por mjekët kanë kërkuar rikthim në mbylljes të rreptë në të gjithë qytetin për të ngadalësuar rastet e koronavirusit.

Argjentina

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Argjentinë tejkaloi shifrën 2.000. Rastet e regjistruara në shtetin e Amerikës së Jugut janë 114.783, me 4.250 raste të reja, që ishte një rritje rekord në numrin e rasteve ditore.

Artikulli i mëparshëmRed Bull bllokon Rangnick: Kalimi tek Milan peng i 8 milionë euro
Artikulli i radhësStudim i ri: Grupi i gjakut nuk ka asnjë efekt në “ashpërsinë” e koronavirusit tek ata që infekton