Dorëzohet qeveria: Në buxhet mungojnë 600 milion euro, borxhi shkoi 80%

0

Tërmeti e më pas Pandemia e kanë zhytur ekonominë e vendit në recesion duke e detyruar qeverinë të ndërhyjë në buxhet, për të tretë herë për këtë vit.

Ministrja e Financave Anila Denaj ka paraqitur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë Aktin Normativ që parashikon ndryshime në buxhet për t’i bërë ballë veçanërisht të ardhurave të munguara gjatë gjashtë muajve të parë të vitit në arkën e shtetit. Problemi kryesor me të cilin po përballet ekonomia është të ardhurat e munguara në buxhet, të cilat vlerësohen në 63.1 miliardë lekë apo afërisht 600 milionë dollarë, ndërkohë që borxhi publik është ngritur në nivelin 80% të PBB.

Denaj tha se rënia e aktivitetit ekonomik dhe e investimeve private do të kompensohet përmes investimeve publike, raporton scan. Ajo paraqiti disa prej riaolikeve më të rëndësishme, mes të cilave, 4 miliardë lekë do të përdoren nga buxheti për shpronësime e shlyerjen e detyrimeve te prapambetura, 3 miliardë lekë për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, 2 miliardë lekë për ndërtimin e unazës së re, por edhe 573 milionë lekë për godinën e re të SPAK.

Deputetët e opozitës shfaqën rezerva lidhur me disa prej zërave të shpenzimeve. Artur Roshi konsideroi të fryra shpenzimet për unazën e re në Tiranë, ashtu si dhe të disa rrugëve të tjera. Komisioni miratoi me 14 vota të mazhorancës draftin për Aktin Normativ, ndërkohë që 5 deputetë të opozitës votuan kundër.

Artikulli i mëparshëmNjë shqiptar i infektuar me Covid-19 në Mykonos, kishte udhëtuar nga Shqipëria
Artikulli i radhësDo të habiteni se si po i kalojnë pushimet Xhemi dhe Orinda