E BUJSHME/ Messi jep sinjalin e parë të largimit, ky veprim po ndez merkaton

0

Mbrëmja e djeshme nuk ishte më e mira për Barcelonën, pasi përveç humbjes në shtëpi me Osasunën, rivalët e tyre të përjetshëm të Real Madridit fituan kampionatin. I pari që reagoi për humbjen ishte kapiteni, Leo Messi. Argjentinasi u shpreh shumë i mërzitur pas ndeshjes si dhe kërkon një reagim nga skuadra pasi kështu rrezikojnë dhe eliminimin nga Napoli në Champions League.

Ajo që i ka habitur të gjithë ditën e sotme është veprimi i 33-vjeçarit. Messi ka bërë follow në ‘’Instagram’’ faqen e Manchester City, duke dhënë kështu një si sinjal për një largim të mundshëm nga Katalonja. Tifozët e City janë të parët që kanë reaguar, duke e cilësuar kështu veprimin e Leos si një shenjë për drejtuesit në merkato.

Një ribashkim i sulmuesit me Guardiolën ka kohë që flitet, por që mund të marrë formë sezonin e ardhshëm. Duke parë që edhe përjashtimi nga Championsi tashmë i është hequr, ndoshta Messi po e mendon seriozisht kalimin në Premier League. Aty ai do të gjente patriotin dhe mikun e tij të ngushtë, Sergio Agueron. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Leos, nëse ka diçka konkrete apo është thjesht një follow në ‘’Instagram’’. /abcnews.al

Artikulli i mëparshëmStudim i ri: Grupi i gjakut nuk ka asnjë efekt në “ashpërsinë” e koronavirusit tek ata që infekton
Artikulli i radhësKablloja prej 760 km “bashkon” Britaninë e Madhe dhe Danimarkë, si do funksionojë projekti “Viking Link”