“I gatshëm të shkoj vetë në këshillin politik”, Rama i përgjigjet thirrjes së PD për ndryshimet kushtetuese

0
Rama Ne Kuvedn 1

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në twitter lidhur me zhvillimet politike, dhe deklaratat që pasuan votimin e ndryshimeve kushtetuese.

Ndërsa shkruan se PS nuk ka asnjë obligim ndaj PD-LSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, kreu i qeverisë i është përgjigjur pozitivisht ftesës apelit të demokratëve bërë një ditë më parë, se për cështje që nuk kanë të bëjmë me marrëveshjen të diskutohet sërish në këshillin politik.

„PS nuk ka asnjë obligim ndaj PD-LSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik,PS s’ka si të jetë kundër,madje megjithë OP në tryezë!

PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PD-LSI për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë,ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën!”shkruan Rama.

Artikulli i mëparshëmBie numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit 103 raste dhe 6 viktima
Artikulli i radhësNjihuni me ushqimet më të pasura me kolagjen për rininë e lëkurës dhe organizmit