Një kabull nënujor do vendoset midis Danimarkës dhe Mbretërisë së Bashkuar për të furnizuar me energji elektrike 1.4 milion banesa. Kabulli prej 760 kilometrash, i quajtur “Viking Link” do të kalojë nga deti, duke nisur nga Revising në gadishullin Hutland deri në Lincolnshire në Anglinë Lindore, për të furnizuar me energji Mbretërinë e Bashkuar.
“Viking Link” pritet të bëhet funksional deri në fund të vitit 2023. Ai kushton rreth 2.3 miliard dollarë dhe nga 760 km totali, 620 km e kabullit do të jetë i vendosur në det.
Danimarka ka një reputacion si një nga ekonomitë më të përparuara të energjisë së gjelbër dhe ka disa nga objektivat mjedisorë më ambiciozë, duke përfshirë uljen e emetimeve të karbonit me 70% deri në vitin 2030. Vendi prodhoi pothuajse gjysmën e konsumit total të energjisë elektrike nga era vitin e shkuar. Është pikërisht kjo energji e rinovueshme që do të fuqizojë edhe “Viking Link”.
Nga ana tjetër edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar kohët e fundit një seri investimesh “të gjelbra” me vlerë pothuajse 3.8 miliardë dollarë si pjesë e një plani për rindërtimin e ekonomisë nga pasojat e pandemisë së COVID-19.
Plani ka për qëllim të krijojë mijëra të ashtuquajturat punë të gjelbërta, dhe për të zvogëluar gjurmën e karbonit në shtëpi, zyra, shkolla, spitale dhe ndërtesa të tjera.
“Viking Link” pritet të bëhet funksional deri në fund të vitit 2023. Ai kushton rreth 2.3 miliard dollarë dhe nga 760 km totali, 620 km e kabullit do të jetë i vendosur në det.