Migrena, sëmundje vetëm e njeriut

    0

    Njeriu është e vetmja gjallesë në botë që vuan nga migrena. Dhe kjo shpesh nënvlerësohet duke u konsideruar një shqetësim, por në fakt është sëmundje, që për ta diagnostikuar një pacient duhet të presë mesatarisht 7 vjet. Ose me saktë, për një burrë duhen rreth 4 vjet, ndërsa për një grua të paktën 8 vjet.

    Kështu shpjegojnë profesorët e shkencave neurologjike në Universitetitn e Bolognës, që shtojnë se është një formë dhimbje që zgjat nga 4-72 orë, është e lokalizuar, shoqërohet me dhimbje pulsuese, përzierje, dhe intolerancë ndaj dritës dhe zhurmës.

    Në botë sot nga migrena vuajnë 90 milionw njerëz, dhe një ndër problemet më shqetësuese për këtë kategori pacientësh, është pikërisht nënvlerësimi në shoqëri që i bëhet kësaj sëmundjeje. Sipas ekspertëve, dhimbja e kokës, apo migrena, renditet si e dyta ndër sëmundjet bllokuese për njeriun.

    Artikulli i mëparshëmShpërthim në Korçë/ Një i vdekur, ka dhe të plagosur
    Artikulli i radhësBie numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit 103 raste dhe 6 viktima