Mjeku radiolog Renato Osmenaj përmes një postimi në rrjetet sociale hedh dyshime se në spitalet private në vendin tonë trajtohen pacientë të prekur me Covid-19.
Osmenaj shprehet se është e kot që të abuzohet me deklaratat se të sëmurët me koronavirus trajtohen vetëm në spitalin Infektiv dhe atë të Sanatoriumit, ndërsa i kërkon SPAK-ut që të nisë hetimet lidhur me këtë çështje.
“Ogi! Mos i mbaj të sëmurët COVID në spitale private OGIIIIII! Nuk e fituat dot betejën që donte BABA! Mos abuzo me shqiptarët OGI! Ke tre spitale private që kanë të sëmurë COVID dhe ti ncuk! Mos akuzo më QSUT! Mos u mer me maska OGI! Po të jetë i interesuar SPAK të më kontaktojë!”, shkruan Osmenaj në një postim në rrjetet sociale.
Prej javësh në vendin tonë numri i të prekurve në vendin tonë është mjaft i lartë, ndërkohë që në 24 orët e fundit 3 qytetarë humbën jetën, ndërsa 55 të tjerë rezultuan pozitiv pas kryerjes së tamponit.