Kjo video u bë virale, pasi duket si një film aksion. Policia e Berlinit i bëri sinjal një makine BMW të ndalonte në një postbllok.
Por shoferi nuk iu përgjigj thirrjes. Ai i dha gaz makinës, ndërsa policët qëlluan dy herë mbi mjetin. Plumbat goditën vetëm makinën dhe jo drejtuesin.
32-vjeçari që po drejtonte makinën e përplasi atë me mjetet e tjera në trafik dhe tentoi të largohej në këmbë. Në ndjekje përveç policëve iu vu edhe një shofer.
Megjithatë arratia e tij nuk zgjati shumë. Gjatë këtij aksioni nuk u lëndua askush. Mësohet se 32-vjeçari i arrestuar është një serb. Ai kishte në mjet 35 mijë euro në cash.