
I kornizuar nga pyje të bollshme, i rrethuar me akull dhe i zhytur në diellin shkëlqyes dimëror, ky hotel i ri në Lapponian suedeze duket mjaftueshëm i veçantë. Por veçantia e vërtetë është struktura e tij rrethore që lundron në rrjedhën e lumit Lule.
Hoteli është i arritshëm vetëm përmes një ure druri dhe është projektuar për t’i përngjarë një grupi trungjesh “të kapur” nga rryma e lumit. Quhet “Arctic Bath” dhe është një hotel lundrues në veri të skandinavisë.
Në qendër të strukturës gjendet një banjo e akullt gjigande që ofron një eksperiencë SPA spektakolare për mysafirët që duan të ftohtin. Pjesë tjetër e godinës përbëhet nga sauna dhe pishina.
12 dhomat e hotelit janë të shpërndara përgjatë spondave të lumit dhe në grykëderdhjen e lumit në det. Hoteli i projektuar nga arkitektët Bertil Harström e Johan Kauppi, është menduar që të jetë në gjendje që të mbajë një harmoni dhe dialog konstant mes natyrës dhe strukturës së krijuar nga njeriu.


