Rusia planifikon të prodhojë 30 milionë doza të një vaksine eksperimentale të Covid-19 brenda vendit këtë vit dhe do të ketë potencial për të prodhuar 170 milionë doza të tjera jashtë vendit. Provat e para njerëzore të vaksinës, një testim 1 muaj i gjatë ndaj 38 njerëzve, përfunduan këtë javë. Hulumtuesit përfunduan se është e sigurtë për përdorim dhe nxit kundërpërgjigje imunitare, pavarësisht se fuqia e kësaj kundërpërgjigjeje nuk është ende e qartë.
Faza e tretë e provave, që përfshin mijëra njerëz, pritet të nisë në muajin Gusht, tha Kirill Dimitrev, kreu i fondit të pasurisë sovrane në Rusi. Mbi 100 vaksina eksperimentale ndodhen në zhvillim në të gjithë botën, në përpjekje për të ndaluar pandeminë. Të paktën 2 janë në fazën e tretë përfundimtare, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Një prej tyre po zhvilohet nga Sinopharm e kinës dhe tjetra nga Astrazeneca dhe Universiteti i Oksfordit.
Kompanitë po vlerësojnë gjithashtu se si do të prodhojnë në masë dozat, për t’i bërë ballë nevojave botërore. Dimitriev tha se provat e fazës së tretë do të zhvillohen brenda vendit dhe në 2 vende të Lindjes së Mesme. Ai shtoi se këto do të nisin pas një prove me 100 persona të fazës së dytë, që përfundon më 3 Gusht. Dimitriev tha se Rusia ka arritur marrëveshje të manifakturës me 5 vende dhe mund të prodhojë deri në 170 milionë doza këtë vit. Ai nuk dha detaje për vendin apo çmimin, por shtoi se Amerika Latine dhe Lindja e Mesme ka shprehur interes në importin e vaksinës.
SCAN