Një ngjarje e pazakontë është filmuar në Pogradec, ku një baba po udhëtonte me fëmijën, të cilin e kishte lënë në bagazhin e makinës.
Kjo është pikasur nga policia rrugore, të cilët e kanë ndaluar makinën e prindit dhe e kanë detyruar atë që ta nxjerrë fëmijën nga bagazhi.
Vendosja e fëmijëve gjatë udhëtimit në bagazh është shkelje e rregullave të qarkullimit por mbi të gjitha përbën një rrezik të madh për të.
Ngjarja është filmuar ditën e sotme nga Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore.