Një 68-vjeçar është mbytur në bregdetin e Vlorës, në Zvërnec, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut” rreth orës 10:30.
Sipas informacioneve zyrtare, shtetasit S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë.
68-vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.