Për amnistinë e duhur fiskale

0

Nga Artan Hoxha

Projekt-ligji “Për Amnistinë Fiskale dhe Penale për Subjektet që bëjnë Deklarim Vullnetar të Pasurive”, ndërsa ishte planifikuar të votohej në seancën plenare të datës 29 korrik nga Kuvendi, nuk u fut në këtë seancë, ndërsa u njoftua vijimi i diskutimit dhe miratimi në shtator.

Projekti i miratuar me nxitim nga Këshilli i Ministrave ndeshi në kundërshti të shumta gjatë fazës së diskutimeve në komisionet e Kuvendit. Përfaqësuesit e bankave e të biznesit, të ftuar në diskutimet on-line të komisioneve parlamentare të ekonomisë dhe të ligjeve, vunë në pah një mori problemesh dhe defektesh.

Komente kritike u bene edhe nga vetë Komisioni Europian, ndërsa vihet re një shqetësim ne rritje edhe i ambasadave të vendeve të ndryshme, kryesisht të vendeve të Bashkimit Europian, për shtigjet që hap ky projekt për ligjërimin e pasurisë, vënë përmes krimeve të ndryshme, nga shtetas shqiptarë, emigrantë apo jo, por edhe të huaj, në Shqipëri apo jashtë saj.

Problemi më kardinal i projektit është ai lidhur me aspektin penal të amnistisë dhe ligjërimi i pasurisë së ardhur a krijuar nga veprimtaria kriminale për rrjedhoje, shqetësim që, në formën e pyetjes sqaruese, u ngrit ne komisionet parlamentare edhe nga Prokurori i Përgjithshëm.

Në fakt, projekti përjashton nga përfitimi amnistues penal dhe ligjërues pasuror të gjitha rastet (individë dhe/ose pasuri) që lidhen me veprat penale të përfshira në ligjin nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (siç njihet ndryshe ligji “antimafia”) apo të përfshira në Aktin Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, miratuar me ligjin nr. 18/2020, (siç njihet ndryshe ligji “OFL”)

Me këto përjashtime, ky projekt shënon për herë të parë mospërdorimin e teknikës së zakonshme të ligjeve për amnistitë – atë të cilësimit të drejtpërdrejtë të veprave penale që amnistohen – dhe përdorimin për herë të parë të teknikës së pazakontë të përjashtimit nga kjo amnisti të një bashkësie konkrete veprash penale, nga ku, për diference, dalin ato që amnistohen.

Duke përjashtuar kështu veprat penale dhe individët për dy ligjet e sipërpërmendura, “antimafia” dhe “OFL”, projekti, në heshtje, i hap udhë amnistisë penale dhe ligjërimit të pasurive të rrjedhura nga shumë e shumë vepra të tjera penale.

Numerohen mbi 100 vepra te ketilla penale – vjedhje te llojeve te ndryshme, mashtrime te llojeve te ndryshme perfshire ate kompjuterik, falsifikime te llojeve te ndryshme perfshire ate te nenshkrimit apo monedhes a letres me vlere e deri tek shitja e organeve apo e ushqimeve a lendeve te rrezikshme – e plot vepra te tjera penale – le ti quajme krime ordinere – qe nuk perjashtohen nga perfitimi prej ketij ligji.

Per me teper, edhe rastet e perjashtuara te ligjit “antimafia” apo “OFL” mund te perfitojne indirekt ligjerim pasuror duke pretenduar ne formularet konfidenciale se i kane vene pasurite permes krimeve ordinere, e te ketilla do te kene ne dispizicion mbi 100 lloje, mbi 100 dyer e tunele per t’i ikur drejtesise dhe ligjeruar pasurine e vene ne fakt me krime te renda te tipit mafioz.

Kjo teknike e cuditshme e me keto pasoja ra ne sy edhe te vete deputeteve “rilindas” e te se ashtuquajtures “opozite parlamentare”. Sipas pjesmarresve ne diskutimet ne komisionet parlamentare, deputetet referues e kane ngritur kete shqetesim, kane pyetur pse eshte perdorur teknika e pazakonte e perjashtimit por pergjigja e marre nga perfaqesues te Ministrise se Drejtesise ka qene sa e paqarte aq e cuditshme, pak a shume se eshte perdorur kjo teknike e pazakonte dhe jo ajo e zakonshmja per te nxitur keshtu perfshirjen e sa me shume njerezve si dhe per te shmangur keqperdorimin nga prokuroret permes rikualifikimit te vepres penale.

Ne fakt, vepra penale qe lidhen me evazionin fiskal apo me veprimtarine informale por jo kriminale te rende apo ordinere – pra ato qe lidhen me qellimin zyrtarisht te shpallur te projektit –  jane rreth 20 nene gjithsej ne Kodin Penal.

Keto vepra duhen evidentuar nje per nje e per keto duhet bere edhe amnisti penale edhe fiskale edhe ligjerim pasuror. Njeherazi duhet bere amnisti administrative e plote per cdo kundravajtje administrative lidhur me veprimtarine e zhvilluar teresisht apo pjeserisht ne informalitet. Nga kjo amnisti, shume e kufizuar ne vepra penale, mund te konsiderohet qe te mos perjashtohet askush, edhe zyrtaret per periudhen qe nuk kane qene zyrtare.

Ne keto raste pagesa e pershkallezuar ne periudha 4 mujoreshe me 5, 7 apo 10% mbi pasurine e deklaruar, parashikuar nga projekti, eshte e tepruar. Ajo mund te pershkallezohet ne 1, 2 dhe 3%. Kjo perqindje mund te pershkallezohet edhe ne raport me pasurine qe kerkohet te ligjerohet – sa me e vogel pasuria aq me e vogel pagesa ne perqindje – pasi edhe taksimi zyrtar, ndaj te cilit eshte bere evazion, ka qene gjithnje e vijon i pershkallezuar edhe sipas vleres se pasurise apo madhesise se biznesit. 

Si rregull, sa me e ulet pagesa e perfitimit nga ligji aq me perfshires behet ligji per hallexhinjve e vertete, per njerezit qe pasurine e kane vene me pune te ndershme informale e, me qellim a te diktuar nga rrethanat, kane shmangur edhe pagesen e detyrimeve ndaj shtetit.

Nje amnisti e ketille, per nje numer te vogel veprash penale me natyre fiskale apo informale veshtireson ne maksimum keqperdorimin nga kategorite e tjera qe pasurine e kane vene permes krimeve te renda apo ordinere pasi do t’i duhet te faktojne ne deklaraten e tyre veprimtarine informale dhe evazionin fiskal qe kane kryer permes saj. Nese genjejne per burimin e pasurimit dhe kapen ndeshkohen.

Dhe, sa per veprat e lidhura me ligjin “antimafia” apo “OFL” shume mire qe ky grup perjashtohet nga kjo amnisti ndersa per gjithe grupin tjeter te krimeve ordinere mund te kete, sic ka patur edhe me pare, amnisti penale por s’mund te kete ligjerim pasuror, as me pagese kaq te ulet dhe as pa kompensim te plote te paleve te treta te vjedhura a te mashtruara. Shkurt, keto duhen trajtuar ndryshe dhe me vete.

Amnistia e duhur kerkon ligjin e duhur. Shkrimi i nje ligji te ketille nuk eshte detyre e veshtire. S’ka pse komplikohet ceshtja me teknika te pazakonta. Vec nese qellimi nuk eshte ai i shpalluri.

Ridiskutojme ne shtator.

Artikulli i mëparshëmFilmat dhe serialet që do transmetohen në Netflix gjatë muajit gusht
Artikulli i radhësSkandali me komisionerët/ Berisha: Përgënjeshtrohet SPAK i partisë