Për Tiranën zhgënjimi i një ndeshje të humbur, për Skënderbeun një sezon i cuar dëm (priste fitoren e Tiranës për të djegur një vit nga dënimi me prezencën në Europë), i gjithi ‘faji’ i Teutës, që merr në Air Albania trofeun e Kupës së Shqipërisë, duke e kthyer në Durrës pas 15 vjetësh mungesë. Skuadra e Martinit mposht 2-0 kampionët e rinj të vendit, në një ndeshje që mori drejtimin për nga bregdeti që në minutat e para. Trofeu i katërt për Teutën, që mbyll një sezon më shumë se të suksesshëm.
Tirana ishte shumë pak e karikuar për këtë ndeshje, a thua se festimet për titullin kampion kishin lodhur këmbët e bardhebluve, që pësuan gol që në minutën e dytë, duke dhënë kështu një sinjal të qartë të asaj se cfarë ndeshje pritej të luhej në finalen e Kupës. Qendërmbrojtësi Rustem Hoxha i hapi rrugën suksesit, që Martini e ëndërronte i një gur memorie të asaj që tekniku shkodran bëri në këtë sezon në krye të durrsakëve.