Një nënë 51-vjeçare, e dëshpëruar për djalin e saj i cili vuan dënimin e përjetshëm në burg, vendosi të marrë një shtëpi me qira afër burgut dhe u përpoq të hapte një tunel të fshehtë për ta shpëtuar.
Ngjarja ka ndodhur në rajonin jugor të Zaporizhia, në Ukrainë. Gruaja ka përdorur lopata dhe arriti të gërmonte 35 metra nën tokë.
Tre muaj pasi kishte vazhduar gërmimet dhe ishte afruar tek burgu, ajo u kap nga policia dhe u arrestua.