Përdhunimi është një krim shumë delikat për t’u analizuar. Në disa pjesë të botës, ai raportohet shumë rrallë, për shkak të stigmës ekstreme që shoqëria ka ndaj grave të dhunuara. Ndërkohë, statistikat e përdhunimeve dhe sulmeve të tjera seksuale, janë zakonisht të disponueshme në vendet e përparuara. Ja kush janë 10 vendet me normën më të lartë vjetore të përdhunimeve më botë.
10. Danimarka dhe Finlanda
Sipas një studimi të vitit 2014 të Agjencisë për të Drejtat Themelore të Bashkimit Evropian, afro 47 për qind e grave të anketuara në Finlandë, thanë se kishin pësuar një abuzim fizik ose seksual. Kjo shifër ishte 52 për qind në Danimarkë. Finlanda ishte një nga vendet e fundit në BE, që e kriminalizoi përdhunimin brenda martesës në vitin 1994.
9. Zimbabve
Në këtë vend çdo 90 minuta përdhunohet të paktën 1 grua. Sipas statistikave më të fundit zyrtare, 500 gra abuzohen seksualisht çdo muaj. Një total prej 1524 rastesh, janë raportuar gjatë 3 muajve të parë të vitit 2020, nga 1285 të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto raste, 780 janë fëmijë (11-16 vjeç), dhe 276 fëmijë të moshës 5-10 vjeç. Por ekziston frika, se numri mund të jetë më i lartë, pasi shumë raste nuk denoncohen në polici.
8. Australia
Gjatë vitit të kaluar, rreth 51.200 australiane të moshës 18 vjeç e lart ishin viktima të sulmeve seksuale. 1 nga 6 gra australiane, përballet me tmerrin e përdhunimit nga një mashkull që nuk është partneri i tyre, krahasuar me 1 në 14 gra në mbarë botën. Dhe më shumë se 70 për qind e këtyre sulmeve seksuale kryhen nga anëtarët e familjes, miqtë, kolegë në punë apo në shkollë.
7. Kanadaja
Sipas Huffingtonpost, ky vend ka mesatarisht 460.000 sulme seksuale çdo vit. Vetëm 33 nga çdo 1.000 raste raportohen në polici, dhe vetëm 29 prej regjistrohen si krime. Sulmet ndodhin kryesisht në shtëpi, dhe 80 për qind e autorëve janë miq dhe familjarë të viktimës. Nga të gjithë viktimat e sulmeve seksuale, 17 për qind janë vajza, dhe 15 për qind janë djem nën moshën 16-vjeçare.
6. Zelanda e Re
Sipas një raporti të revistës mjekësore britanike “The Lancet”, norma e sulmeve seksuale në këtë vend, është shumë më e lartë se sa mesatarja botërore:16.4 për qind të popullsisë së saj femërore. Sipas të dhënave zyrtare, çdo 2 orë ndodh një sulm seksual. Ndërkohë vetëm 9 për qind e veprave seksuale regjistrohen nga policia.
5. India
Dhuna seksuale, është një problem i madh në Indi. Sipas Zyrës Kombëtare të Regjistrimit të Krimeve (NCRB), krimet ndaj grave janë rritur me 7.5 për qind që nga viti 2010. Shumica e viktimave të përdhunimit janë midis 18-30 vjeç. Rreth 1 në 3 viktima është nën 18-vjeç, dhe 1 në 10 viktima është nën moshën 14-vjeçare. Mesatarisht në Indi, një grua përdhunohet çdo 20 minuta.
4. Anglia dhe Uellsi
Sipas një raporti të vitit 2013 të Ministrisë së Drejtësisë, çdo vit ka gati 85.000 viktima të dhunës seksuale, 73.000 femra dhe 12.000 meshkuj, ose rreth 230 raste çdo ditë. Raporti thoshte se 1 në çdo 5 gra, ka përjetuar një formë të dhunës seksuale që nga mosha 16-vjeçe e sipër. 12 për qind e djemve dhe 3 për qind e vajzave, raportuan se kishin ushtruar dhunë seksuale ndaj partnerëve të tyre.
3. SHBA
Sipas Universitetit Xhorxh Mejzën, 1 në 3 gra amerikane do të abuzohen të paktën seksualisht gjatë jetës së tyre. Rreth 19.3 për qind e grave dhe 2 për qind e burrave, janë dhunuar seksualisht të paktën një herë në jetën e tyre. Në SHBA, ka mesatarisht 293.000 viktima të sulmeve seksuale. 68 për qind e sulmeve seksuale nuk raportohen në polici, ndërsa 98 për qind e përdhunuesve nuk kalojnë asnjë ditë në burg.
2. Suedia
Statistikat tregojnë se 1 nga çdo 4 gra suedeze, rezulton të jetë viktimë e përdhunimit. Në vitin 1975, pati vetëm 421 përdhunime të raportuara në polici. Ndërsa në vitin 2014, shifra ishte 6.620. Sipas të dhënave zyrtare, 1 nga 3 gra suedeze janë sulmuar seksualisht që nga koha kur lanë adoleshencën. Vetëm gjatë gjysmës së parë të 2013, më shumë se 1.000 gra suedeze raportuan se ishin përdhunuar nga emigrantë myslimanë në Stokholm; mbi 300 prej tyre ishin nën moshën 15-vjeçare.
1. Afrika e Jugut
Me mbi 500.000 raste përdhunimi çdo vit, ky vend mban rekordin botëror. Më shumë se 40 për qind e grave të Afrikës së Jugut, do të dhunohen të paktën 1 herë seksualisht gjatë jetës së tyre. Këshilli i Kërkimeve Mjekësore, ka vlerësuar se raportohet vetëm 1 në 9 përdhunime, ndaj numri real i rasteve është shumë më i lartë se ai i regjistruar nga policia. Sipas Fondacionit Tears në Afrikën e Jugut, 50 për qind e fëmijëve do të abuzohen seksualisht para moshës 18-vjeçare.