Mendonin se kishte Covid-19, familja mëson të vërtetën shokuese për djalin 12 vjeç

0
This image has an empty alt attribute; its file name is 31469860-8585103-image-m-54_1596363957979.jpg

Familja e një 12-vjeçari është e tronditur nga lajmi se djali i tyre rezultoi se vuante nga kanceri pasi u testua për koronavirus. Cody Lockey nga Anglia u dërgua në spital të hënën pasi nëna e tij Lisa dyshonte se ishte infektuar nga koronavirusi  pasi kishte temperaturë të lartë dhe simptoma të ftohjes, shkruan Daily Mail.

I mituri rezultoi negativ pas testit të koronavirusit por familja e tij u shokua kur mjekët thanë se ai vuan nga leuçemia akute, një formë agresive e kancerit që sulmon qelizat e gjakut.

Ai kishte simptoma të ngjashme të virusit si lodhje, dhimbje kockash dhe ethe. Për fat të mirë qelizat kancerogjene nuk u gjetën në palcën kurrizore por gjithsesi ai duhet të fillojë kimioterapinë sa më shpejt.

Ka rreth 790 raste të leucemisë  akute në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit, dhe 5.930 në SH.B.A.

Halla e Cody, Nicola Ann Cook, tha se djali i vogël ishte i frikësuar se ai do të vdiste sepse vajza e saj, kushërira e tij, vdiq nga kanceri në moshën 32 vjeçare, dy vite më parë. Ajo tha: ‘Kimioterapia e Cody filloi të Premten pasi mjekët i thanë se kishte vetëm disa javë jetë. Ai është shumë i frikësuar por ai është i fortë.

Të gjithë familjarët janë të gatshëm të dhurojnë palcën kurrizore nëse do të jetë e nevojshme. Gjithashtu është krijuar një faqe GoFundMe nga Nicola për të mbledhur para për Cody i cili do të duhet të trajtohet me kimioterapi për tre vite.

Artikulli i mëparshëmEurostat rendit shtetet bregdetare të Europës për nga cilësia e ujërave, Shqipëria në përmirësim
Artikulli i radhësTragjike/ 7 vjeçarja shqiptare shkon për të bërë rezonancën magnetike, vdes nga mbidoza