Një kolaps prej mbi 97% për sa i përket mbërritjeve dhe shpenzimeve si pasojë e koronavirusit të ri, ka shkatërruar plotësisht sektorin e turizmit në Spanjë gjatë muajit qershor.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave, CNN raporton se në qershor vetëm 204 926 turistë të huaj kanë mbërritur në vend, 97,7% më pak se i njëjti muaj i një viti më parë.
Në të njëjtën kohë, shpenzimet e tyre të përgjithshme kanë rënë 98,6%.
Në raport me qershorin 2019, shpenzimet turistike janë ulur me 40,8% në 651 euro, ndërkohë që kohëzgjatja e qëndrimeve në vend është shkurtuar në një ditë nga 5 deri në shtatë ditë mesatarisht.
Duke përfshirë gjithashtu turistët vendas, totali për muajin qershor u rrit në 920 778 për një total prej 1 820 455 qëndrime gjatë natës.
Të dyja këto shifra përbëjnë më pak se 10% të totalit të vlerësuar në qershor të vitit të kaluar.
Sipas shoqërisë Statista, Spanja është ndër vendet ku ndikimi i koronavirusit në turizëm është ndjerë më së shumti sepse ky sektor kontribuoi me 14,3% të PBB-së vitin e kaluar.