Te Milani nisin punën për përforcime në merkato, drejtuesit takohen me agjentin e mesfushorit të Serisë A

0
1572970074_066180_noticia_normal

Te Milani kanë nisur nga punë për të përforcuar skuadrën, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të tentohet kualifikimi në Ligën e Kampioneve.

Ditën e sotme, ka pasur një takim në “Casa Milani”, mes drejtuesve të kuqezinjve dhe agjentit të mesfushorit, Mateo Pesina. Ky i fundit shkëlqeu me Helas Veronën në sezonin që lamë pas dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.

Kartonin e mesfushorit 23-vjeçar e zotëron Atalanta, që e ka marrë lojtarin pikërisht nga Milani. Në verën e 2017-ës, Pesina kalonte te bergamaskët si pjesë e marrëveshjes për kalimin e Kontit në “San Siro”.

45341557-1020x626

Gjithashtu Milani zotëron 50% të kartonit të lojtarit në rast rishitje nga Atalanta dhe do të kishte mundësinë ta rikthejë në ekip me gjysmë çmimi, diçka nga e cila kërkojnë të përfitojnë drejtuesit kuqezi.

Artikulli i mëparshëm“Më ka uruar Alban Hoxha”, Skënder Gega: Rama te Kukësi? Bashkëpunoj me këdo
Artikulli i radhësA u ndalua Ylli Ndroqi nga policia? Flet Artan Hoxha