Duket se mbyllja e kufijve dhe numri i ulët i turistëve të huaj dhe vizitorëve në Shqipëri, ka bërë që monedha Euro por edhe valutat e tjera të vazhdojnë kursin e rënies.
Kështu monedha europiane ka shënuar një rënie ditën e sotme krahasuar me një ditë më parë duke u blerë me 122.7 lekë dhe duke u shitur me 123.6 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Paundi britanik ka regjistruar një zbritje prej 0.4 pikë duke u blerë këtë të martë me 134.8 lekë dhe duke u shitur me 136.8 lekë.
Referuat tregut valutor vendas, Dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës në raport me dje teksa blihet sot me 104.3 lekë dhe shitet me 105.4 lekë.
Franga zvicerane është dobësuar gjithashtu ditën e sotme me 0.4 pikë, duke u blerë me 112.8 lekë dhe duke u shitur me 114 lekë krahasuar me ditën e hënë.