Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Kozare, Kuçove. Mësohet se një automjet ka përplasur një fëmijë 7-vjeçar.
Pasi ka përplasur të miturin, shoferi mësohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes. Fëmija S.Gj është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Autori i ngjarjes është identifikuar ndërsa policia është vënë në kërkim të tij. Mësohet se bëhet fjalë për 23-vjeçarin L. Dudushi nga Berati.