Amerika Latine tejkon Evropën me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi

0

Amerika Latine e ka tejkaluar Evropën si rajoni me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Numri i vdekjeve në botë ka arritur në mbi 700,000.

Amerika Latine ka regjistruar më shumë se 206.000 vdekje, duke përbërë rreth 30 për qind të vdekjeve globale nga virusi.

Javën e kaluar, rajoni shënoi mbi 5 milionë raste të konfirmuara të të infektuarve me koronavirus.

Brazili, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve pas Shteteve të Bashkuara, ka regjistruar rreth 95.800 viktima.

Meksika, me numrin e tretë të vdekjeve në botë, ka regjistruar gati 49,000 viktima.

Peruja, Kili, Kolumbia, Argjentina, Ekuadori dhe Bolivia janë duke regjistruar shifra të larta të vdekjeve dhe të infektuarve.

Autoritetet në disa vende të rajonit, kanë lehtësuar masat e izolimit dhe kufizimet tjera në mënyrë që të ringjallin ekonominë.

Në tërë botën janë regjistruar rreth 18.5 milionë raste të të infektuarve.

Shumica e vendeve evropiane kanë përmirësuar situatën epidemiologjike, por në javët e fundit është shënuar rritje e numrit të rasteve të të infektuarve.

Nga fundi i majit deri në mes të korrikut, nivelet ditore të infeksioneve në të gjithë rajonin ishin rreth 5.000.

Artikulli i mëparshëmTragjike, u nisën për peshkim në Himarë, gjendet e mbytur gruaja
Artikulli i radhësBardh Spahia publikon dokumentet/ Testet serologjike dalin me rezultat të gabuar, qeveria hesht!