Edi Rama po sillet prej kohësh si kryeministri i një vendi ku koronavirusi nuk ekziston. Dhe kjo nuk ka lidhje me faktin se ka filluar pushimet në Dhërmi. Ndryshimi i strategjisë ka nisur disa javë më herët . Edhe këtë javë që të gjithë e panë se si ajo që bëri njoftimin video për raportimin rreth gjendjes së pandemisë dhe masave që po merren për mundësinë e një vale të dytë në vjeshtë ishte ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu (poshte).
Në fakt kjo rokadë rolesh për primatin e komunikimit rreth pandemisë ka nisur që pas përfundimit të gjendes së jashtëzakonshem. Nga tre komunikimie për çdo ditë, nga shpërndajra e videove macabre, nga mesazhet që na vinin në cellular dhe fermaneve se në ç‘orë do dilnin pensionistët dhe kur nënat më fëmijë, kryeministri po hiqet si struci që nuk e sheh krizën sanitare. Ndonëse rastet e vdekjeve dhe personave ditorë të infektuar janë pesëfishuar, Edi Rama po sillet komplet ndryshe.
Boll ti bësh një kontroll faqes ne Facebook të Edi Ramës gjatë kohës së izolimit edhe sot dh eta krahasosh atë me faqen e ministres së shëndetësisë gjatë këtyre periudhave, ndryshimi është ulëritës. Lapsi.al e ka bërë këtë verifikim dhe ka parë se në mars-prill ishte vetëm kryeministri që komunikonte me publikun ndërsa, në qershor-korrik është vetëm ministrja e shëndetësisë që ka marrë rol parësor.
Po atëherë ç‘farë ka ndodhur? Pse kjo përmbysje? Pse Rama e dorëzoi rolin e protagonistit.
Një burim pranë kryeministrit i tha në mënyrë konfidenciale Lapsi.al se gjithçka lidhet me sondazhet. “Në periudhën e parë kur edhe Shqipëria ishte e panikuar nga sëmundja e panjohur dhe nga frika që ajo shkaktonte, autoriteti shtetëror duke si shpëtimtar. Rama e shfrytëzoi këtë situatë dhe pikët e tij qenë tepër lart në sondazhe . Por dalë ngadalë kur frika u normalizua, kur gjith periudha e izolimit u mbyll vetëm me 50 të vdekur, rënia e kurbës së kryeministrit qe e frikshme » tha ai.
Ka qenë pikërisht kjo përmbysje në pëlqyeshmërinë e njerzve që e bëri kryeministrin të ndryshoi strategji. Nga njeriu që bëri çmos për tu identifikuar me shpëtimtarin në ditë të vështira, rama po bën ç‘është e mundur për të mos u njëhsuar me koronavirusin. Dhe kjo për disa arsye. E para është ajo ekonomike. Njerëzit e bënë fajtor qeverinë për izolimin që i rrënoi financat e tyre, dhe Rama nuk do të hiqet një paralele direkte mes tij dhe krizës që ka mbëritur në pjesën më të madhe të familjeve. Prandaj ai nuk flet më për Covid- 19.
E dta është se ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri u bënë shumë popullore teoritë konspirative që shihnin pas propagandës rreth pandemisë komplote për kontrollin me çip të personave apo imponimin e një vaksine të panevojshme. Shprehja « është thjeshtë një grip që po na e shesin si gogol », zuri vend në mënyrë absurde në shumë mendje. Dhe Rama që u bënte thirrje për tu ruajtur nga ky rrezik filloi të shihej si armik nga kjo pjesë e popullatës.
E treta është se nëse rastet shtohen me ritmin aktual dhe në vjeshtë ia beh një valë e dytë që mund të rrëzojë përtokë sistemin tonë shëndetësor, kryeministri nuk do që emri i tij të bëjë lidhje direkte me këtë katastrofë shëndetësore që mund të ndodhë fare pranë zgjedhjeve të ardhshme.
Prandaj ndonëse gjendaj sot është më e rëndë sesa në mars prill, ndonëse të infektuarit dhe të vdekurit janë më shumë, po të hapësh Facebook-un e Ramës nuk gjen asnjë postim personal për Covid-19. Ai ka lënë Ogerta Manastirliun të komunikojë për këtë teme duke hequr nga vetja identifikimin me një pandemi që me sa duket do të bëjë të vetën./ lapsi.al