Çmimet e naftës rriten pas shpërthimit katastrofik në Liban. Bursa për datën 5 Gusht 2020

0
Oil Prices Climb After Lebanon Blast

Nafta u ngjit në nivelin më të lartë prej gati dy javësh pas shpërthimit katastrofik në portin kryesor të Libanit, duke pasqyruar kështu frikën nga paqëndrueshmëria në rajon.

Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar WTI amerikane u rritën me 1.7% të hënën. Pamjet e shpërthimit gjigand dhe kerpudha e tymit, e ngjashme me ate të një shoërthimi bërthamor kanë krijuar panik te njerëzit anembanë botës. Autoritetet thonë se shpërthimmi u shkaktua nga nitrate dhe plehra kimike të depozituara në port, por nuk thanë nëse ishte një aksident ose një sulm terrorist.             

Ndërkohë, pritshmëria e analistëve për një rënie në nivelet e inventarit të naftës së papërpunuar amerikane në raportin qeveritar të kësaj jave të publikuar të Mërkurën po ndihmon gjithashtu në rrithen çmimeve.

“Tensionet janë të larta dhe një ngjarje e tillë i jep një tregut një shtytje,” tha John Kilduff, partner në Again Capital LLC. “Duket se do të kemi përsëri një ulje të prodhimit të naftës së papërpunuar”.

Libani është duke u rrëshkitur nën krizën e tij më të keqe financiare dhe ekonomike, me një rënie të mprehtë të monedhës vendase që ka gërryer fuqinë blerëse dhe ka çuar shumë njerëz në varfëri dhe papunësi.

Lexo edhe: FOTO/ “Arma e varfër”, çfarë është nitrati i amonit që shkaktoi apokalipsin në Beirut

Bursa për datën 5 Gusht 2020 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA398.75+ 17.75
DIESEL386.00+ 16.00
BRENT45.93+ 1.75

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmCovid 19/ IATA: Shumica e kompanive ajrore po konsiderojnë pakësimin e fuqisë punëtore
Artikulli i radhësS’ka surpriza, Inter dhe Manchester United kualifikohen në çerekfinalet e Europa League