Deputeti socialist shërohet nga COVID-19. Vëllai i publikon rezultatin e tamponit: Nuk ma merrte mendja që…

0
Turjan Hysko Eljo Hysko

Deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko është shëruar nga infeksioni i koronavirusit. Këtë fakt e ka bërë të ditur vëllai i tij, moderatori, Turjan Hysko.

Moderatori ka ndarë me miqtë e tij në Instagram lajmin se vëllai i tij kishte rezultuar negativ ndaj tamponit që fundit që kishte kryer.

“Nuk ma merrte mendja që do gëzohesha kaq shumë kur të më etiketonin vëllain si ‘Negativ’”, shkruan Turjan Hyko.

Eljo Hysko ishte një nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të cilët u prekën nga COVID-19, ndërkohë që prej disa javësh ai ka qëndruar i izoluar, duke mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

foto galeri

Në Kuvendin e Shqipërisë, veç, Eljo Hyskos ka rezultuar pozitiv me COVID edhe deputeti i larguar nga LSI, Ralf Gjoni, po ashtu dhe Enver Roshi.

Roshi mësohet se ka patur probleme të rënduara me shëndetin dhe është dërguar për kurim më të specializuara në Turqi.

Rasti i parë i të prekurve në Kuvend ka qenë ai i deputetit dhe njëherë kryetarit të Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili për rreth një muaj që qëndruar në Spitalin Infektiv dhe më pas në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Qëllonin me armë zjarri e tmerronin banorët, arrestohen 5 në Berat, mes tyre një femër. Si i mbajti nën vëzhgim policia, detaje nga operacioni
Artikulli i radhësRishfaqet Fatos Nano/ Ish-kryeministri shijon pushimet në Qerret