Majoneza po kalon momentin e saj. Me njerëzit që hanë ushqimet e tyre në shtëpi gjatë pandemisë së koronavirusit, kërkesa e fortë për majonezë Hellmann kontribuoi në rritje dyshifrore.
Rezulton se shitjet e majonezës kanë qenë mjaft mirë kohët e fundit. “Xhevahiri i fshehur ka qenë ushqyerja në shtëpi, që është rritur me 17% në tremujor, pasi konsumatorët kanë ngrënë më shumë supa, kanë përdorur më shumë komplete vakti dhe kanë shoqëruar ushqimet e tyre me majonezë”, tha CEO i Unilever Alan Jope në raportin e fitimeve të kompanisë. Me fjalë të tjera, klientët e kanë ndërruar një vakt në kafen e tyre lokale për një sanduiç në divan.
Në përgjithësi, Unilever raportoi se shitjet themelore ranë 0,1% në gjysmën e parë të vitit, shumë më pak sesa pritej në një ekonomi të gjunjëzuar nga pandemia COVID-19, sipas Reuters. Drejtori i Përgjithshëm i Unilever u tha aksionarëve se ai pret që kërkesa të tërhiqet kur njerëzit të fillojnë të ushqehen jashtë dhe zakonet e kohës së lirë të kthehen në normalitet.