Pjerin Ndreu: “Është shumë e rëndë t’i ndalosh dasmën tjetrit”, Policia po na diskriminon, gjithkush e di se dasmat në Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë nuk i ndalon askush

0

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se ka një ndalim selektiv të dasmave dhe diskriminim për bizneset në qytetin e tij, nga ana e Policisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale teksa i bashkohet shqetësimit të pronarëve të lokaleve të dasmave në Lezhë, Ndreu thotë se “gjithkush e di se dasmat ne Shkoder, Tirane, Durres, Vlore etj. nuk i ndalon askush”.

Ai bën thirrje që ndalimi, përcaktuar me akt normativ për shkak të koronavirusit, të jetë njësoj për të gjithë.

 “Jam pro shqetesimit te pronareve te lokaleve te dasmave ne Lezhe. Qe ka diskriminim me qytetet e tjera eshte krejt e qarte. Gjithkush e di se dasmat ne Shkoder, Tirane, Durres, Vlore etj. nuk i ndalon askush.

Shqetesimi yne eshte adresuar disa here. Dikush do dale te thoje se Akti Normativ thote kete dhe ate. Po dakord, po njelloj per te gjithe.

Ose nje protokoll me numer te limituar pjesmarresish, sepse eshte shume e rende ti ndalosh dasmen tjetrit.

Ata qe i shkruajne ca gjera si duket se kane haberin se ca dmth me te prishe dasmen”- shkruan Ndreu.

Artikulli i mëparshëmShpërthimet në Beirut, të gjitha hipotezat në terren: Aksident apo sulm?
Artikulli i radhësPërmbyset varka e peshkimit me një familje brenda, gruaja dyshohet se është mbytur