Rekordi unik i Atalantës, shënoi 98 gola, por rrjetën nuk e tundi asnjë italian

0
This image has an empty alt attribute; its file name is atalanta-300x168.jpeg

Atalanta është padyshim një nga skuadrat më të mira të Italisë dhe Europës. Gjimshiti me shokë janë në çerekfinale të Championsit të këtij sezoni dhe kanë siguruar pjesëmarrjen edhe në edicionin e ardhshëm të këtij kompeticioni.

Ekipi i Gasperinit është një nga skuadrat më produktive në sulm përsa i përket kontinentit të vjetër, duke shënuar 98 gola në 38 ndeshje.

Padyshim skuadra me më shumë gola në Itali, por në këtë arritje të bergamaskëve nuk ka aspak pjesëmarrje italianësh.

Në 98 golat e shënuar nga zikaltërit, asnjë lojtar italian nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, çka përbën një rekord unik, pasi kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e futbollit italian.

Një rekord, të cilin përtej Adriatikut do e quajnë negativ për shkak se Atalanta duhet të promovojë edhe produktin vendas.

Gasperini ka shumë pak lojtarë italianë në skuadër, ku më i aktivizuari është Matia Kaldara, i cila ka luajtur në 14 ndeshje këtë sezon, pa futur në këtë renditje portierin Golini.

Artikulli i mëparshëmDETAJET/ U gjet i vdekur brenda kamionçinës, policia: Identifikohet autori që e goditi me sende të forta, po udhëtonin së bashku
Artikulli i radhësPunëtori ra nga skela, arrestohet inxhinieri dhe procedohet pronari i firmës ndërtuese