Rikthehet si shefe në bashkinë e Kavajës pronarja e ‘Vila Palma’, Dëshira Qato “u fsheh” për 8 muaj pas tërmetit tragjik dhe kateve pa leje në hotelin që kolaudoi i shoqi

0

Dëshira Qato, pronarja e Vila Palmës e shpallur në kërkim që prej 14 dhjetorit të vitit 2019 është rikthyer në detyrë si Shefe e Urbanistikës në bashkinë e Kavajës. Mësohet se pas dorëzimit në polici dhe lirimit më pas nga gjykata, ajo është kthyer në punë. Dëshira Qato ishte një 17 personat që prokuroria cilësoi si përgjegjës për tragjedinë e 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 persona në Durrës, Thumanë e Shijak.

Qato dhe i shoqi, Arbeni kishin ndërtuar një hotel me dy kate shtesë, nga 6 me leje duke e ngritur në 8 kate. Puna si shefe urbanistike ia kishte lehtësuar burokracitë në marrjen e lejes nga ish-komuna e Rrashbullit, ndërsa objekti ishte kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma” Arben Qato, kolaudim i cili i ka hapur rrugë ndërtimit edhe të dy kateve shtesë, duke mbingarkuar kolonat e godinës me mbipeshë.

Në hotelin Vila Palma humbën jetën disa persona, ndërsa vetë Qato humbi të atin, ndërsa fatmirësisht i biri, Klajdi, u arrit të dilte i gjallë nga rrënojat.

Tashmë hesapet me drejtësinë Dëshira Qato i ka të mbyllura, ndërsa lista e përgjegjësve të shembjes së ndërtesave të pasigurta, sa shkon e tkurret edhe më.

Artikulli i mëparshëmShpërthimi vdekjeprurës, Papa Françesku lutet për Libanin dhe viktimat
Artikulli i radhësFOTO/ Tmerri në Liban, kjo është gropa gjigante e shkaktuar nga shpërthimi